Lajme

Shqiprim Arifi uron fëmijët për 1 Qershorin

Edhe kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka uruar fëmijët për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai postoi një urim për fëmijët në llogarinë e tij në Facebook:

Çdo fëmijë meriton fëmijëri të shkëlqyer me plot dashuri e gëzim! Kujdesi ndaj fëmijëve dhe drejtave dhe nevojave të tyre do jetë njëri nga prioritetet e qeverisjes së re lokale.
Fuqimisht besojmë se ajo shoqëri e cila nuk kujdeset për fëmijët e tyre, nuk mund të llogaritet si shoqëri e zhvilluar.
Fëmijëve tanë i takon dhe i duhet përkrahja në zhvillimin fizik, mental, shpirtëror, moral e shoqërorë, dhe për këtë përkrahje që t’ia sigurojmë, ju siguroj se do të punojmë çdo ditë.

Related Articles

Back to top button