Skandal: Vdesin mbi 80 foshnja për 6 muaj në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup
Më shumë se 80 foshnje kanë vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup për 6 muaj, ndërkaq vetëm në 2 javët e fundit rreth 20 foshnje, që është një numër alarmues që ka frikësuar prindërit dhe të punësuarit në klinikë.
Javorja “Fokus” ekskluzivisht posedon edhe dokumente me emra dhe mbiemra të një pjese të pacientëve, foshnjat e të cilëve kanë ndërruar jetë gjatë muajve të fundit.
“Ajo që po ndodh këtu është thertore. Duhet të gjendet mënyrë për ta ndaluar humbjen e foshnjave. Jemi të tmerruar nga këto ndodhi”, komentojnë disa prej mjekëve në klinikë.
“Fokus” kanë tentuar ta marrin në telefon drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji Marija Haxhi- Lega, por sipas informacioneve të tyre ajo gjendet në pushim. E njëjta është kërkuar për prononcim edhe nëpërmes sms, por deri në publikimin e informacionit në media nuk është përgjigjur.