Të akuzuarit e “Grupit të Kumanovës”: Në shtëpitë në Lagjen e trimave jemi futur me dhunë
Tragjedia që ndodhi në Kumanovë me 9 maj të vitit të kaluar ka arkitekt dhe e gjithë kjo gjë është bërë për para, deklaroi i akuzuari Demë Shehu në procesin e sotëm gjyqësor në rastin “Lagja e trimave”, transmeton TetovaSot.
Ai shtoi se ata në lagje kanë qenë gjashtë ditë dhe gjatë asaj kohë, ashtu si tha, as shqiptarët e as maqedonasit nuk janë ankuar se kanë nxitur ndjenjën e pasigurisë.
I akuzuari Muhamet Krasniqi, njashtu si shtesë e fjalimit hyrës të avokatit të tij, theksoi se akuza është qesharake.
“As unë, as Sami Ukshini, nuk jemi organizator të grupit, ashtu si duan që të na akuzojnë. Nga ndihmësit, ju garantoj me jetë se nuk e njoh asnjërin, ndërsa në shtëpitë në Lagjen e trimave jemi futur me dhunë”, deklaroi Krasniqi.
Me seancën e sotme, procesi gjyqësor për ngjarjet e 9 dhe 10 majit nisi nga fillimi, pasi që Prokuroria gjatë fillimit të muajit maj me këtë lëndë i bashkoi rastin “Rrufeja” me çka tetë persona janë të akuzuar për dhënien e logjistikës për përkrahjen e grupit të Kumanovës./TetovaSot/