Lajme

Valdet Sadiku, zyrtari ndërlidhës i Kosovës injorohet në Beograd

Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd vazhdon të injorohet nga Serbia, edhe pse ishte dërguar me qëllimin e vendosjes së komunikimit mes dy vendeve.

Vetëm një takim me zyrtarë të lartë serbë është bilanci i shefit të zyrës, Valdet Sadiku, për vitin 2015, në kryeqytetin serb, shkruan sot Koha Ditore.

Ai vazhdon të punojë në kushte të vështira, pa simbole dhe pa vula zyrtare e me mungesë stafi dhe hapësirë, pasi Serbia ka refuzuar implementimin e marrëveshjes së arritur në shtator 2015.

Përkundër shqetësimeve të paraqitura në Bruksel, Prishtina zyrtare vazhdon ta arsyetojë prezencën e “diplomatit” të vet në Beograd. Por përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile e shohin të panevojshme një zyrë të tillë.

Mes shumë ankesave të Qeverisë së Kosovës drejtuar Brukselit javën e kaluar është edhe ajo për Zyrën ndërlidhëse, e cila edhe pas gati katër vitesh vazhdon të operojë me kapacitete të kufizuara për shkak të pengesave që ka vënë Serbia. Përparim nuk është shënuar as sa u përket takimeve të nivelit të lartë. Në vitin 2015 kreu i kësaj zyre, Valdet Sadiku, ka zhvilluar vetëm një takim me ministrin serb të Arsimit.

Related Articles

Back to top button