zv.Kryetari Mehmeti: Gjendja e stadiumit të qytetit katastrofale (Foto)
Zv.kryetari i komunës sot vizitoi stadiumin e qytetit, dhe u takua me fëmijët gjat kohës që po bënin stërvitje me trajnerin e tyre. Ai mbeti i pakënaqur me kushtet e këqija në të cilat po ballafaqoheshin femijët.
“Sot vizitova sportistët në momentin që ishin duke bërë stërvitje. Fëmijët tanë po ballafaqofen me kushte shumë të vështira, tej mase të rënda. Stadioni i qytetit ku me qindra mijëra euro po i kushton buxhetit tonë, është në gjendje katostrafale. Kjo gjendje po i kushton femive tanë që janë ardhmëria jonë dhe buxhetit të qytetarëve tanë. Unë personalisht i falmenderoj trajnerët të cilët kanë një vullnet të mirë, edhe pse kushtet në të cilat i zhvillojnë aktivitetet e tyre janë të mjerueshme” – u shpreh Xhelal Memeti.
Më poshtë keni disa imazhe nga ambienti me të cilin ballafaqohen fëmijët tanë: