Lajme

​Ardhja e mërgimtarëve, “infuzion” për ekonominë e Preshevës

Sikurse çdo vit Presheva me fshatrat përreth i mirëpriti bashkatdhetarët e saj të cilët punojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore. Po thuaj se të gjithë bashkatdhetarët kanë arritur në vendlindje dhe në gjirin familjar, shkruan Presheva,AL

Gjatë ardhjes së mërgimtarëve në qytet është një atmosferë e këndshme edhe pse me tollovi në komunikacioni mërgimtarët prapëseprapë po kënaqen duke u çmallur me familjarët e tyre.

Të gjithë bashkatdhetarët nga Lugina brengë kryesore e kanë krizën e madhe ekonomike që popullata ballafaqohet çdo ditë, ata me ardhjen e tyre po mundohen sadopak ta zbusin dhe të investojnë në vendlindje.

Problemi tjetër që shohin bashkatdhetarët në vendin tonë është lypsarë në rrugët e qytetit si dhe papastërtia që po thuajse ka kapluar çdo cep të Preshevës po ashtu dhe mungesa e parkingjeve.

Presheva.AL mori në prononcim edhe disa biznese lokale në Preshevë edhe ata u shprehën se me ardhjen e bashkatdhetarëve vërehet rritja e qarkullimit ditor.

Shumica e bashkatdhetarëve e kanë brengë situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë rekorde të popullatës shqiptare, të tillët presin ditë më të mira, që një ditë do të ketë edhe investime për ta ringjallur jetën ekonomike në komunën e Preshevës dhe më gjerë. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button