Shëndetësi
3 kafe në ditë ulin rrezikun e prekjes nga kanceri në mëlçi

Tre filxhanë kafe në ditë mund të ulë me deri në 50 % rrezikun e prekjes nga kanceri në mëlçi.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri, sipas të cilit, kafja i bën mirë shëndetit, e sidomos organit nën fjalë.
Kjo mund të lidhet me efektin pozitiv që ka kafja tek diabeti, një nga shkaktarët e kancerit në mëlçi. Ekspertët kanë përfshirë në studim 3153 persona dhe kanë marrë parasysh analiza të bëra nga 1996 deri në vitin 2012.