4 gjërat që mërgimtarët i urrejnë më së shumti kur vijnë në Preshevë
1. Kolonat e gjata në qytet
Gjatë ardhjes mërgimtarët nga Presheva që jetojnë në kurbet, posaçërisht ata që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, kanë bërë më shumë se 30 orë rrugëtim vetëm për të kaluar pushimet e tyre në vendlindlje. Kolona të gjata që kanë zgjatur me orë të tëra ka pasur në kufijtë serb, por edhe pasi mbërritën në vendlindje ata nuk po mund të i ikin kolonave në qytet.
Kjo padyshim që është gjëja që ata e urrejnë më së shumti kur nisen për në shtëpi. Preshevë.
2. Kur u bëhet pyetja e zakonshme “edhe sa keni me nejt?”
Kjo pyetje është bërë hit dhe shumë e zakonshme, që i vë në siklet shumë mërgimtarët – duke i pyetur sa do të qëndrojnë në Vendlindje. Njëri nga mërgimtarët ishte bërë hit në rrjtet sociale për mbishkrimin e tij në një bluzë, që tregonte përgjigjen për këtë pyetje.
3. Kur nuk ka ujë të pijshëm.
Padyshim se kjo është nervozuese për të gjithë, dhe jo vetëm për ata që jetonë në kurbet.
4. Kur i thërrasin ‘shaci’
Një gjë tjetër që mërgimtarët e urrejnë është kur ata që jetojnë në Preshevë u bëjnë një ‘ndarje’ atyre nga ata që jetojnë këtu, duke i thirrur me emra të tillë si ‘shaci’ dhe ‘auslander’. Kjo sipas të gjitha gjasave bëhet për shkak të dallimit si në veshje ashtu edhe në zakone të përditshme që ata i kanë. /Presheva.AL/