Kur isha i vogël thoja më vete: A thua çfarë koke ka një ministër apo një intelektual, sepse për të qenë i tillë mendoja se duhet të kesh një kokë të veçantë. Mirëpo tash, e sidomos në këto kohë, po e vërej se ato koka nuk ekzistojnë në trupin e një ministri apo intelektuali, dhe për këtë jemi aty ku jemi.
Shkrimi i akademikut Mehmet Kraja si sihariq i festës së Bajramit kundër Islamit dhe muslimanëve , nuk është kjo as hera e parë e as e fundit që kërcënohen, sulmohen, ofendohen, dhe flitet pa lidhje, pa dije dhe pa asnjë shije intelektuale kundër islamit dhe muslimanëve.
Por interesantja e kësaj është se, kjo vie nga njerëz intelektual akademik, në kohën e festës kur të gjithë ftojnë për dushuri, për tolerancë, për solidaritet respekt mes vete etj. Dmth, kjo i pengon dikujt dhe duhet kritikuar dhe zëvendësur me prishje dhe shkatërrime.
Këtu duhet të reagojnë në mënyrë të menjëhershme institucionet në Kosovë, qofshin ato fetare, apo vetë akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës, po pse jo edhe institucione shtetërore, sepse kjo është nxitje e urretjes mes shqiptarëve.
E në moment kur Institucionet heshtin, si Bashkësia Islame etj, atëherë i lënë hapsirë që gjithkush të shkruajë ashtu si ia merr mendja, dhe në vend se të mbron islamin, ai bënë gabim sa që e përfaqësin islamin në mënyrat më të vrazhda , e që nuk janë aspak islame.
Në shkrimin e akademikut, nëse flitet për këshillë dhe qëllim të mirë, atëherë duhet të zgjedhet koha dhe momenti i përshtatshëm, e kur flitet për qëllim të caktur, atehërë mungon etika dhe del në shesh niveli dhe qëllimi i ulët i shkruesit.
Muslimanët nuk duhet të përdorim gjuhë fyese ndaj shkruesit, sepse i dërguari i Zotit Muhamedi a.s. kur sulmohej gjatë jetës së tij edhe fizikisht,, reagimi i tij ishte, angazhim dhe aktivitet, dhe paraqitje e vlerave të larta hyjnore në raport po me ata njerëz ..
Gjatë shkrimit, akadamiku përdor termin Ju muslimanët, pra është normale nga ai sepse kemi të bëjmë me një jomusliman. Pastaj krenohet me mos dije të leximit te Kuranit, por kjo nuk e ngrit atë, përkundër e nënvlerëson, sepse për të qenë një intelektual duhet njohur shumë kultura, kur dihet se shkencat e gjuhës arabe dhe të Islamit janë bazë kryesore e shumë shkencave botërore.
Të deklarohesh sot i pa fe !! nuk të bën nder. Bota sot ka mbi 7 miliardë njerëz. Rreth 60 % e tyre i takojnë feve qiellore si: Mysliman, krishterë dhe hebrej, ndërs rreth 40 % të tjerë nuk kishin fe qiellore të shpallura ga Zoti,, si Kina, India, Japoni etj. Por ata i krijuan vetë vetes fe, sepse nuk mundën të jetojnë pa fe…
Ai kur flet për botën perëndimore, harron se ajo është e nënshtuar pas feve, harron se sa është faktor Vatikani në europë dhe politikat europiane, por edhe botërore.
Harron se populli që më së shumti e përdor fenë për suksese të jetës në botë është populli hebrej, dhe vërehen sukseset.
Për ti bërë njerëzit për vete, nuk duhet që të mundohesh ti ulësh të tjerët, por të punosh shumë, dhe të bësh gjëra të mira. Kurrë nuk duhet justifikuar neglizhencën tënde duke kritikuar suksesin e tjetrit.
Nëse Shtrohet pyetja se: A ka gabime në mesin e muslimanëve apo pjestarëve të feve tjera qoftë në Kosovë qoftë në vendet tjera shqiptare apo kudo tjetër në botë? Përgjigja: Natyrisht se ka, dhe kjo është normale, por duhet të korigjohen dhe përmirësohen ato gabime, duke filluar nga institucionet shtetërore, ato fetare, e deri te të gjitha nivelet, por jo të kërcënohet dhe të fyhen ndjenjat e një populli, duke ofenduar fenë e tyre dhe gjithë angazhimin njëmujor të tyre gjatë Ramazanit.
Islami fillon me LEXO, shkencë, dituri, dhe angazhim maksimal. Fillon me moralin më të përsosour që e kanë njohur ndonjëherë shoqëritë në historinë e njerëzimit.
Fjalët e Profetit Muhamedit a.s. që janë të regjistruara rret një million thënie; rret 80 % e tyre janë rreth moralit, etikës, dhe jetës së përditshme.
Pra, për të kritikur dhe nënçmuar, duhet të njihet mirë esenca e asaj që po e kritikon e jo të flitet sipërfaqësisht, ku me anë të saj prodhon urrejtje dhe përçarje brenda Kombit.