Lajme
Aksident në autoudhën E75 në hyrje të Preshevës, humb jetën një person
Gjashtëdhjetë vjeçari i gjinisë mashkullore nga Shabaci, ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në autoudhën E75 në hyrje të Preshevës, afër fshatit Çukarkë.
Aksidenti ka nodhur kur janë përplasur vetura e tipit “Reno” me targa austriake dhe “BMW” me targa zviceriane, siç mëson Presheva.AL aksidenti ka ndodhur në ora 3 pas mesnate.
Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur lehtë. Në vendin e ngjarjes ka dalur personat përgjegjës ku dhe kanë kryer ekspertizën. /Presheva.AL/