Alternativa distancohet nga tubimet anonime dhe fton qytetarët të përmbahen nga pjesëmarrja në organizime të tilla
Komuna e Preshevës ka mjaftueshëm probleme të grumbulluara viteve të fundit.
Ndryshimet politike që ndodhën gjatë këtij viti, nga individ dhe grupacione të caktuara nuk janë pranuar me pozitivitet.
Andaj, vazhdohet me tentative të shmangies së vëmendjes nga problemet e qytetarëve tanë dhe orientimi i saj kah problemet rajonale bile edhe aso ndërkombëtare.
Qëllimi i vetëm i këtyre iniciativave është përçarja e popullatës dhe pengimi i zhvillimeve pozitive në komunën tonë.
Andaj, Alternativa për Ndryshim me këtë rast distancohet nga çdo lloj organizimi i tillë si dhe fton elektoratin e vet dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë që në asnjë mënyrë mos të bijnë pre e ftesave anonime për tubime që si temë kanë zhvillime rajonale dhe ndërkombëtare dhe të shijojnë kohën me bashkatdhetarët tanë nga diaspora.
Shërbimi për informim i Alternativës.