Lajme

Arsiq: Ministria nuk duhet ta lejoj ndryshimin e emrit të sheshit sikur 2011-tën

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, dhe përfaqësuesi i grupit të qytetarëve “Për Bujanoc më të mirë” ka deklaruar se vendimi për të ndryshuar emrin e sheshit kryesor në qytetin e Bujanocit është i ngjajshëm me atë të vitit 2011, dhe pritet që ministria e Administratës publike të mos e pranoj edhe tani.

“Pa marrëveshjen e palës serbe dhe shqiptare është vë në rend të ditës në Kuvendin e Bujanocit kjo pikë. Pa propozim të komisionit që punon në ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe numrave rendor. Në votim, këshilltarët serbe, të gjithë 14 kanë qenë kundër që emri i sheshit Karagjorgje të ndryshohet në Sheshi Skenderbeu” ka thënë Arsiq.

Arsiq mendon se Ministria e administratës publike nuk do të miratoj këtë vendim që të ndryshohet emri sikurse në vitin 2011 që nuk ka lejuar.

Related Articles

Back to top button