Bujanoc: Hajnat në aksion, brenda një muaji 10 vjedhje, asnjë rast i ndritur
Komuna e Bujanocit është bërë shënjestër e hajnave të cilët brenda një muaji kanë kryer 10 vjedhje, nga të cilat ka patur edhe të rënda.
Përveç vapës dhe situatës së vështirë ekonomike e cila po mbretëron në komunën e Bujanocit, muajin e fundit edhe hajnat janë lëshuar në aksion të vrullshëm duke kryer një sër vjedhjesh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme material nëpër shtëpi.
Burimet brenda policisë kanë bërë të ditur se deri më tash nuk është arritur që të zgjidhet asnjë rast, ndërkohë që në fokus të hajnave kanë qenë shtëpitë e mërgimtarëve të cilat kanë qenë të boshatisura por që kanë patur gjësende me vlerë. “10 raste të vjedhjeve dhe asnjë e ndritur, nuk është vetëm qyteti shënjestër e hajnave por edhe vendbanimet përrreth, dëmet janë nga më të ndryshmet duke u nisur nga të lehtat por ka edhe raste të rënda të vjedhjeve” ka thënë burimi i portalit brenda policisë.