Lajme

Bujanoc: Iku edhe Zyra për të rinjë, nga një janari në duar të rinis serbe

Dalngadalë marrëveshja fantome e koalicionit qeverisës për Bujanocin po zbatohet pikë për pikë, duke mos i ngelur borxh as edhe një “metelik” palës serbe e cila si duket në fund to të del dominuese përsa i përket posteve.

Zyra për të rinjë në komunën e Bujanocit e cila deri më tash udhëhiqej nga shqiptarët, gjegjësisht koordinatorja ishte shqiptare, si duket me të rejën kjo më nuk do të jetë kështu.

Koordinatorja aktuale Vjollca Aliu e cila ka kontratë pune deri më 1 janar ligji do t’ia mundësojë që deri atëherë ta ketë këtë post por jo edhe më tutje, ngase marrëveshja e koalicionit mes PVD-së dhe palës serbe parasheh diçka tjetër.

Në bazë të kësaj marrëveshje Zyra për të rinjë e cila grumbullonte një numër të konsiderueshëm të të rinjëve shqiptarë të cilët e kalonin kohën në aktivitete të shumta në këtë zyre dhe ishin shumë aktiv, nga një janari nuk do ta kenë këtë komoditet, sepse tashmë në këtë zyre do të “kollitet” rinia serbe.

Cila ishte ajo rini e cila në fushatën zgjedhore premtoi shum ndryshime për rinin shqiptare? cila ishte ajo rini e cila në fushatën zgjedhore premtoi kushte më të mira për rinin shqiptare dhe tash i lan në baltë? rikujtoni pak fushatat parazgjedhore. /LajmiAL/

Related Articles

Back to top button