Çfarë ka në cigare? Shumica nuk ia kanë idenë se çfarë thithin
Miliona njerëz përreth botës pinë duhan, edhe pse nuk e dinë se pirja e duhanit është potencialisht katastrofale për shëndetin e tyre.
Një studim i ri ka gjetur se shumica e njerëzve që pinë duhan nuk i njohin kimikatet që i thithin.
Përderisa shumica e njohin nikotinën që është në cigare, njerëzit nuk i dinë elementet e tjera toksike që ndodhen në një cigare.
Prej të gjitha cigareve në treg, 93% prej tyre në veçanti janë plotësisht toksike, thotë Dr. Kurt Robisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut.
“Është befasuese se si relativisht pak njerëz kanë dëgjuar për këto dhe janë të interesuar të dëgjojnë më shumë për to”, tha ai për Reuters.
Mënyra më e thjeshtë dhe më efektive është që të listohen përbërësit kimik, dhe efektet e tyre në shëndet, tha ai.
Për shembull, një cigare duhan përmban arsenik, i cili shkakton dëme në zemër, dhe formaldehide, të cilat shkaktojnë kancer në fyt. Në një cigare duhan gjendet plot 24 kimikate të dëmshme, të cilat që të gjitha janë të rrezikshme për shëndetin.