Dy shqiptarëve nga Bujanoci skeneri i gjeti drogën në ndrruesin e shpejtësive (Foto)
Ditën e diel janë kapur dy qytetarë nga Komuna e Bujanocit duke kaluar pikëkalimin kufitar me Kroacinë duke kontrabanduar tre kilogramë heroinë njofton drejtoria e doganës, transmeton Presheva.AL
Droga u gjet në makinën “Mercedes” me targa VR, ku doganierët në bashkëpunim me policinë përmes skenerit kanë hasur parregullsi në pjesën e përparme të automjetit, nën ndërruesin e shpejtësive aty ku edhe ishte fshehur droga.
Pas çmontimit të pjesës së dyshimt të dyshuarve iu është gjetur tre kg heroinë e paketuar në 12 pako, edhe pse të dyshuarit policisë iu kanë thën se skan asgjë për të deklaruar dhe se janë nisur në Zvicër për të blerë një makinë.
Sipas informacioneve doganore shoferi i automjetit është 30 vjeçar dhe bashëk-shoferi 48 vjeçar nga komuna e Bujanocit.
Vozitësi dhe pasagjeri iu janë dorëzuar policisë për procedurë të tutjeshme. /Presheva.AL/