Ekskluzive: Dështon opozita në procesin gjyqësor ndaj pushtetit të ri në Preshevë

Opozita e Kuvendit Komunal në Preshevë gjatë seancës konstituive ishte e zhurmshme ndaj pushtetit të ri me pretendim se janë duke e thyer rregullore dhe ligjin në verifikimin e mandatit të këshilltarit Vehbi Limani nga rradhët e PVD-së.
Ata nuk u mjaftuan vetëm me kritika në seancë por edhe ngritën padi në gjykatën e Nishit.
Ashtu edhe siç pritej, gjykata me vendim të prerë ka sjell vendimin që emrimi i këshilltarit ishte në suazata të ligjit dhe se e tërë procedura e ndjekur ishte në harmoni me rregulloren dhe ligjin.
Pretendimi i opozitës se kishin të drejtë ishte edhe arsyja që ata bojkotuan seancat e radhës. Pritet të shihet se a do ta ndërpret bojkotin partija më e madhe opozitare PDSH, sepse në seancën e kaluar dy partit tjera opozitare BDL dhe UDSH ishin prezente në seancë, me gjasë të bindura se kishin gabuar në hapin që e kishin ndërmarrë paraprakisht. /Rtv Presheva/