Qendra Kulturore ASA sot hapi ekspozitën e arteve pamore në Bujanoc, ku para publikut u shfaqën vepra pikture, skulpturë, makete arikitekture.
Tema që përcaktoi vijën ideore të veprave të artit në ekspozitë ishte “EmigratiON OFF” – emigracioni.
Një temë jo vetëm aktuale për shqiptarët, por një brumë i pasur me premisa artistike, shkruan Presheva.AL
Kjo ekspozitë u mbajt në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Ekspo Stil Arki ASA” i cili këtë vit ishte edicioni i 5-të, dhe u hap në fillim në Tiranë pastaj në Ferizaj dhe së fundmi në qytetin e Bujanocit, pranë shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc. /Presheva.AL/