Hajredin Hyda ka akuzuar zv.kryetarin e Komunës së Bujanocit Stojana Arsiq i cili ka deklaruar që ministria nuk duhet ta lejoj ndryshimin e emrit të sheshit të Bujanocit nga Karagjorgje në Seknderbeu.
Hyda ka shkruar se pas deklaratës që Arsiç ka bërë dje për Jugpress gjithçka u kuptua marrëveshja që Arsiç Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu kishin bërë për sheshin.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Hydës:
“Tentim amnestimi i Stojanca Arsiqit per seancen e fundit te K.K te Bujanocit dhe prejudikimi i pergjigjes se .ministrise perkatese te Beogradit rreth ndrrimit te emertimit te sheshit nga Karagjorgje Petroviq ne Skenderbej”!
Edhe gjate seances se fundit te kuvendit Stojanca Arsiqi ne nje moment zbuloi se kishte bere nje marreveshje me Shaip Kamberin dhe Jonuz Musliun qe ata te propozonin ndryshimin e emertimit vetem per t’i pamundesuar PD-se qe ne cdo seance te propozoj kete pike te rendit te dites,dhe te votohet ne te,por duke e ditur se ky propozim do te refuzohet nga ministria perkatese.Dhe kuptohet qe edhe ti mundesohet Shaipit dhe Jonuzit qe ata te jene propozuesit e kesaj pike.Se sa Stojanca ka qene kunder ketij propozimi u pa ne votimin e tije te rendit te dites,ku me votimin e rendit te dites me teresi,ai ne fakt duke ditur se ky propozim do te votohet nga te gjithe keshilltaret shqipetar(perjashtim bejne tre keshilltaret e UDSH-se ,qe nuk ishin prezent ne seance)!
Ky votim pro i Stojances per rendin e dites do te kishte qene shume korekt sikur te mos kishte qene nje loje me vuulnetin e shqiptareve te Bujanocit, duke prejudikuar pergjigjen negative qe do te kthehet nga Beogradi.
Intervista e Stojanca Arsiq ne JugPRESS ,komprometon seriozisht propozimin e Jonuz Musliut dhe Shaip Kamberit duke e zberthyer propzimin e Shaip&Jonuz&Stojanca ne nje “bajraktarizem te thjeshte”per poena te imet politik dhe konfirmon komunikimin e Kamberit me qarqet ne Beograd (duhet deri ne perjetesi tju jape llogari atyre per 14000 votat,qe e cuan para dy viteve Kamberin deputet ne Beograd) se kane qene te obliguar te veprojne keshtu nen trysnine e PD-se se Nagip Arifit dhe votueseve te PVD, por duke e ditur se si do te pergjigjet Beogradi, ky nuk eshte ndonje problem serioz!
Nese PVD deshiron qe te veproje keshtu, mundet panderprere te na le fajin ne Beograd, ndersa poenat patriotike ne Lugine le ti marre per vete!
Eshte me rendesi qe ti realizoj premtimet parazgjedhore me moton “Me shqiptaret, per serbet dhe tandemin Stojanca € & Jonuzi”, se tjerat gjera nuk jane aq te rendesishme!!!