Infermierja e parë shqiptare e kualifikuar në Bujanoc
Ministrija e arsimit dhe shëndetsis në Beograd, sot për her të parë dergoi vendimin për pranimin dhe njohjen e diplomave të fakultetit të Travnikut.
Ky vendim iu dërgua studentes së kesaj shkolle Seuda Destani-Fazliu, duke ia pranuar studimet e larta të Infermierisë (bachelor), dhe kështu radhitet si infermierja e parë shqiptare e kualifikuar në vend. Për lajmial Seuda tregoi se pas diplomimit shteti nuk ma njihte diplomën e studimeve të larta të infermierisë, pati shumë spekulime e kritika nga rrethi i punës me pretekst se diplomat nuk do t’iu pranohen dhe kështu qysh para 7 muajve u detyrova të trokas në dyert e ministris në Beograd për të kuptuar këtë çështje.
Dhe sod jam shumë e lumtur që më erdhi vendimi se shteti ku jetoj e njeh dhe e pranon diplomën time duke më dhënë titullin infermiere e kualifikuar pran univerzitetit të Travnikut në Bosnje./LajmiAl/