Këshilli i të drejtave të “Puçit” në Preshevë
Puçi në Turqi ishte vëmendja e gjithë botës, ku reflektoi edhe tek ne në Preshevë, kjo jehonë mediatike i aktivizoi shoqërin civile në Preshevë e cila ishte në gjumë të thellë, shkruan Presheva.AL
Sapo filloi puçi filluan të dalin dhe puçistët në rrjetin social facebook, dikush kërkonte dorëheqjen e presedentit turk z.Erdogan e dikush i doli në mbrojtje të Puçit, reagimi i parë ishte nga Këshilli i të drejtave të njeriut apo tani siç i njohim “Këshilli i drejtave të PUÇIT”.
Në vend se të miren me të drejtat e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që i shkilen të drejtat e tyre më elementare ata miren me çështje politike botërore, kështu duke i dalur në krahë “Puçit Turk”.
Enkel Rexhepi përfaqësues i KDNJ-së ishte mbështetës i fuqishëm i sulmit që ushtria turke i bëri pushtetit në Turqi, ai në profilin e tij facebook ka reaguar duke shpërndarë një foto, mirëpo pasi është qartësuar situata dhe populli i doli në mbrojtje presidentit turk z.Erdogan ai ka shlyer statusin.
Reagimi i menjëhershëm ishte edhe nga shoqëria civile pikërisht nga Dr.Lejlan Sadiku i cili kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të KDNJ-së, duke i bërë ftesë publike popullit që të bojkotojnë këtë organizatë.
Organizata në fjalë nuk punon për çfarë thirret por është në përkrahje të atyre që shkelin mbi vlerat univerzale të lirsë dhe demokracisë, ka shkruar Sadiku në profilin e tij në facebook.
Qëndrimet e këtyre Analistëve-Puçistëve të cilët tërë kohën thirrin për demokraci dhe në anën tjetër e përkrahin puçin, këta njerëz që janë kundërthënës, kanë diçka personale me Turqinë ose shërojnë komplekse.
Për fund le të jetë ky një mësim për të gjithë ne se si duhet të duhet atdheu. /Presheva.AL/