Shëndetësi

Kjo është pija që ua shkatërron veshët

Sipas një studimi kanadez, konsumi i përditshëm i kafeinës bllokon rekuperimin e veshëve nga dëmtimi i përkohshëm që mund të kenë pësuar pas një nate të kaluar duke dëgjuar muzikë me volum të lartë.

Veshët zakonisht marrin 72 orë për t’u shëruar nga zhurma e madhe dhe sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit McGill, ky rekuperim mund të pengohet nga kafeja dhe madje mund ta bëjë të pandreqshëm dëmtimin e pësuar.

“Kërkimi ynë tregon se ekspozimi ndaj zhurmës së lartë, i bashkuar me konsumin e përditshëm të kafeinës ka një ndikim negativ në rekuperimin e dëgjimit”, thotë Dr. Faisal Zawawi.

“Kur veshi ekspozohet ndaj zhurmës së lartë, mund të vuajë një reduktim të përkohshëm të dëgjimit. Ky çrregullim, zakonisht rregullohet për 72 orë, por nëse nuk rregullohet, dëmtimi mund të bëhet permanent”, thotë Zawawi, i cili vëzhgimin e tij e kreu mbi kafshët.

Maksimumi i kafeinës i rekomanduar është 3mg/kg në ditë, por shumë pije me kanaçe e tejkalojnë shumë këtë normë, pasi përmbajnë 200mg/kg.

Related Articles

Back to top button