Lajme

Kombinim i projekteve lidhur me përmirsimin e furnizimit me rrymë elektrike

Zona industriale është një projekt të cilit do ti jipet prioritet maksimal. Projekt i cili fillon të implementohet që nesër është pregatitja e kushteve për furnizim me rrymë elektrike të zonës industriale, ndërkohë është iniciuar projekti për vendosjen e linjave nëntokësore të tensionit të lartë në drejtim të vendbanimeve të komunës sonë, ku në këtë rast kemi përputhje të trasesë.

Ky projekt është mirë të ndërlidhet me projektin e fuqizimit të furnizimit me rrymë të fshatrave nën hekurudhë.

Për këtë qëllim sot pata takim me drejtorin e kompanisë energjetike EPS, zyra në Vranjë si dhe përfaqësuesit e kompanisë Jug Elektro e cila është përgjegjëse për zbatimin e projektit të shtrirjes së kabllos për tek zona industriale.

Do të bëjmë kombinim pra të punëve, që mos të shkaktojmë shqetësim të dyfishtë tek qytetarët, nga të cilët kërkoj bashkëpunim me punëkryrësin.

Related Articles

Back to top button