Arifi së bashku me bashkëpuntorët e tij sot vizitoi lokalet tek tregu i gjelbërt që janë në kuadër të ndërmarrjes publike “Moravica”, ku këto lokale me vite të tëra kanë qenë të pa shfrytëzuara e synimi i pushtetit lokal është që të bëjë rikonstruimin e 17 lokaleve gjithësejt sa janë.
Sipas Arifit këto lokale do të shfrytëzohen nga NP “Moravica” e cila në një të ardhme të afërt do të bartet në këto lokale.
Këto lokale Arifi i gjeti të dëmtuara të ngjitura me postere partiak, xhama të thyer e të pa shfrytëzueshme. / Presheva.AL /