LajmeVideo

Kryetari i Komunës z Shqiprim Arifi inpektoi punët në teren (Foto, Video)

Kanë filluar punët në realizimin e projekteve në vazhdimësi të vitit të kaluar, njeriu i parë i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë dalur sot në teren për ti inspektuar punët për së afërmi që po realizohen.

Vizita e parë që e bëri delegacioni i Komunës ishte atë në dy shkollët e mesme në preshevë në rregullimin e oborrit të këtyre shkolleve ku vlera e këtij projekti kap shumën prej 10 milion dinarë.

Kryetari Arifi viziten e tij e vazhdoi ne stadiumin e qytetit te Presheves per te pare per se afermi punet qe jane duke u kryer ne rreguyllimin ne stadiumin e qytetit ku kjo eshte edhe faza e pare e ketij projekti ku kap shumen prej 12 milion dinare.

z.Arifi inspektoi punët edhe në fshatin Miratoc dhe Cakanoc në asfaltimin e kësaj rruge të fshatit Miratoc ku vitin e kaluar është bërë asfaltimi i kësaj rruge me gjatësi prej 120 metra ndërkaq pjesa tjetër ka mbetur pa asfaltuar e cila pritet të kryhet është 360 metra, ndërsa ky projekt realizohet së bashku me Trupin Koordinues. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button