Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal (Video)
Është mbajtur sot mbledhja e radhës e Këshillit Komunal të Preshevës të pranishëm në këtë mbledhje ishin të gjithë anëtarët, hapjen e mbledhjes e bëri kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.
Për këtë mbledhje ishte e paraparë vetëm 1 pikë kryesore e cila ishte:
- Programi rregullimi dhe shfrytëzimi i tokës bujqësore në teritorin e komunës së Preshevës për vitin 2016.
Përveç antarëve të këshillit komunal në këtë mbledhje prezantoi edhe referenti i komisionit ku spjegoi antarëve të këshillit ku i dha spjegime në detaje.
Kishte shumë pytje nga antarët e këshillit drejtuar referentit Nehat Murati ku ngritën shqetësimet lidhur me tokat bujqësore të cilat janë dhënë për tokë ndërtimi, ku janë zënë tokat bujqësore për ndërtim pa lejen e ndërtimit në përgjithësi u fol për tokat e egra ku pushteti lokal i kaluar nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.
Kjo pikë u miratua nga antarët e këshillit komunal ku do të procedohet për në kuvend, ku nesër në seancën e rradhës do të diskutohet dhe miratohet nga këshilltarët e kuvendit komunal në Preshevë./Presheva.AL/