LajmeVideo

Mërgimtarët “mbajnë gjallë” Luginën e Preshevës (video)

Bejtulla Rashiti ka mbi 30 vjet që jeton në Zvicër me tërë familjen. Por malli për vendlindjen e shtyn që pesë herë brenda vitit ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Por ardhja e këtij mërgimtari dhe të tjerëve, ndihmon edhe në ekzistencën e banorëve të kësaj ane.

Ekonomisti Shenur Jahiu, vlerëson lart rolin e mërgatës shqiptare. Remitencat janë ato që e tejkalojnë krizën e thellë në Luginë ku rreth 80% është shkalla e papunësisë.

Pushteti lokal ndonëse i konsoliduar së fundi, është i gatshëm që mërgimtarëve t’iu kushtojë një vëmendje të veçantë, raporton televizioni publik.

Lugina e Preshevës njihet si zonë nga ku kanë mërguar shumë shqiptarë. Sipas statistikave, brenda 40 vjetëve të fundit, më se 40% e popullatës së kësaj zone është zhvendosur në diasporë.

Roli i tyre në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies sociale është jashtëzakonisht i madh, ndërsa shteti serb këtë zonë e trajton tërësisht si dytësore./B.Rexhepi-RTK/

Related Articles

Back to top button