Ndizen mbeturinat, kërcënim ekologjik për Preshevën
Qyteti i Preshevës sot është kërcënuar nga një “bombë ekologjike” e cila vjen si pasojë e vënies së zjarrit të mbeturinave mbrapa shtëpisë së kulturës, edhe pse gjatë ditës së sotme temperaturat kanë qenë rreth 40 gradë C zjarri është ndezur nga dora e njeriut duke e mbuluar me tym këtë pjesë të qytetit.
Tymi me vete bart edhe shumë lëndë tjera helmuese të çliruara veçanërisht nga mbetjet plastike por edhe shumë mikrobe, shkruan Presheva.AL
Prej kohësh kjo hapsirë që i përket shtëpisë së kulturës përdoret si deponi nga kafiteritë por edhe nga qytetarët që banojnë në këtë rrugë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga zjarrëfiksit e stacionit policor ku kanë shuar zjarrin që kishte kapluar mbeturinat.
Shpresojmë që pushteti aktual të marrë masat e duhura që të mbyll këtë “deponi” pasi në disa raste grumbullhen mbeturina të shumta ku janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve që vizitojnë këtë pjesë. /Presheva.AL/