Lajme
Në Mal të zi arrestohen 3 persona të kërkuar nga Interpoli, njëri Preshevarë
Policia e Malit të zi ka arrestuar në 24 orët e fundit në territorin e Malit të Zi tre persona, prej të cilëve 2 kërkohen nga Interpoli në Beograd ndërsa njëri nga Interpoli në Visbaden.
Eshtë arrestuar E.S (40) nga Tutini, të cilin e kërkon Interpoli nga Visbadeni, për shkak të veprave të tij në Gjermani në dyshim si narko bos. E.S ka përdorë shumë emra të rrejshëm.
Eshtë arrestuar N.A (38) nga Beogradi për trafikim droge.
Personi i tretë është R.H (54) nga Presheva për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë.