Opozita akuzon pushtetin e ri në Bujanoc për rritjen e pagave për 4 zyrtarë
Kanë filluar akuzat e opozitës ndaj pushtetit lokal të ri dhe janë rritur pakënaqësit për ngritjen e pagave për katër funksionerë të komunës.
Pavarsisht reformave kombëtare për kursime rigoroze për të zvogluar pagat dhe pensionet për 3800 dinarë në muaj iu është rritur paga Kryetarit të Kuvendit Komunal Jonz Musliut dhe nënkryetarit të Komunës Dr.Stojança Arsiq, shkruan Blic transmeton Presheva.AL
Shefi i financave Boban Pavloviq thotë se ky vendim nuk bie ndesh me paragrafët ligjorë, dhe se vendimi mirret nga komisioni për rritjen e koficientit dhe për përzgjedhjen dhe tash në këtë rast vetëm se është kthyer koficienti i vitit të kaluar.
Rritje të pagës ka edhe sekretari i kuvendit komunal, Selami Mustafa dhe avokati i komunës Radomir Ristiq me 1770 dinarë në muaj me pagesën mujore prej 64000 dinarë.
Ky vendim është i turpshëm dhe i paqëndreshëm. Në seancën e fundit kam kërkuar anulimin e këti vendimi për rritjen e pagave për këto poste. E papranushme dhe iracionale kjo rritje e madhe e pagës për zyrtarët vetë për shkak të marrjes së postit dhe fuqisë në një kohë kur vendi jonë po përjeton kriza ekonomike, ka thënë Miodrag Milkoviq.
Për rritjen e pagës për ish-kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe bashkëpuntorëve të tij ka reaguar komisioni shtetror për auditim në tetor të vitit 2015. /Presheva.AL/