Lajme

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës të ndarë nëse duhet të jenë nacionalistë ndaj serbëve

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë folur në “Rubikon” të KTV-së për gjendjen e shqiptarëve në atë zonë dhe rruga që duhet të ndiqet.

Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (Lëvizja e Progresit Demokratik), ka thënë se nuk ka vullnet nga Qeveria e Serbisë për rregullimin e situatës në Luginë, por ka një shpresë te rruga e Serbisë për në BE, në krah të së cilës mund të përfitojnë shqiptarët, transmeton Koha.net.

Ai më tej ka thënë se qeveritarët në Kosovë nuk kanë treguar interesim për të diskutuar me përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë.

Ndërsa kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim ka thënë se shqiptarët atje kanë pasur një periudhë të keqe të menaxhimit dhe se duhet pasur qasje tjetër.

“Gabim kryesor ka qenë qasja nacionaliste, dhe pala tjetër gjithashtu nacionaliste dhe kjo ka krijuar hendek”, ka thënë Arifi që është kundërshtuar nga Musliu në këtë pikë që ka këmbëngulur në nacionalizëm, por kryetari i Preshevës ka këmbëngulur se duhet krijuar kushtet më të mira për shqiptarët në ato rrethana që janë dhe se të parashikojnë bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Kurse, Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit nga Partia për Veprim Demokratik ka thënë se premtimet, që i marrin nga qeveritarët serbë janë të zakonshme, por beson në atë se do të detyrohen të lëvizë përpara politikat për komunitete nga kapitujt për BE,.

Kamberi ka thënë më tej se Serbia po i shkrin inatet e Kosovës në Luginë. “Kosova nuk fiket që me Shqipërinë të ndajnë ndonjë fond për Luginë”, ka thënë Kamberi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Related Articles

Back to top button