Lajme

Përsëri aksident në autoudhën E75, afër fshatit Bilaç lëndohet një person!

Në një aksident trafiki që ka ndodhur të mërkurën në mëngjes afër fshatit Bilaç, Komunë e Bujanocit një person ka pësuar lënddime të rënda trupore dhe një lëndime të lehta, thuhet në njoftimin e Policisë nga Vranja, transmeton Presheva.AL

Sipas informatave jo zyrtare në këtë aksident janë përfshirë dy makina me tip “Golf 4” dhe tabela VR të cilat po drejtoheshin nga shoferë nga teritori i Komunës së Preshevës.

Njëri prej tyre ka pësuar brinjë të thyera, ndërsa një tjetër ka kaluar me lëndime të lehta trupore. /Presheva.AL/

 

Related Articles

Back to top button