Lajme
Presheva në mbështetje të Erdogan!

Qytetarë nga Presheva të mërkurën do të tubohen në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë për të përkrahur Republikën e Turqisë, mëson Presheva.AL
“Mitingu i Solidaritetit” kështu quhet ky organizim nga Presheva i cili do të mbahet më 27 korrik 2016 me fillim prej orës 17:30, ndërsa ende nuk kemi mësuar se nga kush është organizuar ky miting për mbështetje per Turqin.
“Vetëm populli e përcakton fundin” dhe “Lugina të mbështet” janë mesazhet që do të i përcillen Republikës së Turqis si përkrahje nga Lugina./Presheva.AL/