Lajme

Prizrenasit festojnë dështimin e grusht-shtetit në Turqi (VIDEO)

Dështimi i grusht-shtetit në Turqi i gëzoi disa prizrenas të cilët edhe dolën të festojnë në mbrëmjen e së shtunës, në sheshet e qytetit.

Qytetari Halil Halili, po i jep përkrahje të plotë presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan derisa sipas tij, pavarësisht se kush ka qenë organizatori i grusht-shtetit, edhe nëse ata kanë qenë kosovar, duhet të ndëshkohen.

Ndërsa, një turk nga Prizreni, po thotë se nuk habitet që kosovarët e duan presidentin e Turqisë, njofton Klan Kosova.

Por, Zafir Berisha, ligjvënës nga radhët e Nismës për Kosovën që vjen nga kjo anë po e sheh absurde mbështetjen e kosovarëve për të parin e shtetit turk.

Kronikë nga Arbresha Fazliu.

Related Articles

Back to top button