Serbët bëjnë shaka me idenë e Jonuz Musliut për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Nish
Deklarata e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu se do të propozojë ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Nish, ka nxitur shumë polemika.
Krerët e Nishit dhe historianët serbë thonë se nuk ka bazë për ngritjen e përmendores së Skënderbeut. Bile ata kanë filluar edhe të tallen me këtë propozim.
Ata thonë se “ky udhëheqës ushtarak ballkanik nuk ka kurrfarë lidhje me qytetin e Nishit”.
Për kryetarin e Nishit, Zoran Perishiq, deklarata e Jonuz Musliut është sulm politik i drejtuar ndaj stabilitetit të Serbisë. Ai vlerëson se Skënderbeu nuk ka lidhje serioze historike me qytetin e Nishit.
“Në qytetin e Nishit ekzistojnë qindra persona tjerë që mund të kenë më shumë lidhje, dhe ne atëherë do të duhet të vendosim përmendore ndonjë nishliu në Bujanovc, apo ndonjë heroi tjetër amerikan që nga Rosa Donald (Donald Duck – Paja Patak) deri te Brus Lija”, ka thënë Perishiq.
Edhe historianët thonë se Skënderbeu nuk ka ndonjë domethënie për Nishin, transmeton lajmi.net.
Dhe, mediat serbe si gjithmonë, shkojnë një hap me tej duke theksuar se “Skënderbeu ka qenë me prejardhje serbe, se ka lindur dhe ka vdekur si i krishter”.
Çka thonë qytetarët e Nishit për këtë ide:
“Okej, nëse është serb, le t’ia ngritin përmendoren, nuk kam asgjë kundër, por vetëm kjo të vendoset se çka ka qenë ai, biografia e saktë e tij”.
“Pse jo, unë do të vendosja në Shqipëri përmendoren e Titos”.
“Nëse ata lejojnë që ne ta ngrisim një përmendore në Kosovë, në Prishtinë, dikujt prej heronjve tanë kombëtar, atëherë do të pajohesha që Skënderbeu ta ketë përmendoren këtu”.