Serbia nuk i njeh diplomat e Kosovës
Paralajmërimet se diplomat e Universiteteve të Republikës së Kosovës do t`i njeh Sërbia, nga një prilli, përveç një lajmi të mirë për të diplomuarit shqiptarë në Luginën e Preshevës, nuk ka dhënë as një efekt.
Në Komisionin për Arsim të Lartë pranë Këshillit Nacional Shqiptarë thuhet se nuk ka përparim për njohjen e diplomave.
Fejzullahu, madje, thotë se as Ministria kosovare e Arsimit, nuk jep informacione rreth problematikës së diplomave, sipas tij ata ose nuk kanë çka të thonë ose nuk japin informacione shtesë.
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit në Bujanoc, mendon se zgjidhja e problemit të diplomave bëhet vetëm përmes presionit diplomatik ndaj Serbisë.
Ndërsa, Fatmir Hasani, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, mendon se moszgjidhja e njohjes së diplomave është rezultat i mungesës së disponimit të faktorit ndërmjetësues.
Pasojat e mosimplementimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave, të arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë, më së shumti po i vuajnë shqiptarët e Luginës, të cilët tradicionalisht arsimimin universitarë e përfundojnë në Kosovë.