Lajme

Subvencione nga Ministria e Bujqësisës për pajisjet për ujitje

Në Rregulloren mbi stimujt e përkrahjes së investimeve në prodhimet bujqësore janë definuar mjetet e pakthyeshme të cilat mund të merren për blerjen e pajisjeve të mëposhtme për ujitje: pompat për ujitje, gjeneratorët për nisjen e pompave, sistemet e ujitjes “pikë për pikë”, sistemet për ujitje me shi artificial dhe sistemet për ujitje për qëllim të mbrojtjes nga i ftohti.

Subvensioni i çmimit blerës të pajisjeve për ujitje është 46-55% nga vlera e çmimit pa TVSH.

Vlera e stimujve varet nga ajo se a ndodhet përdoruesi i stimujve në territorin e margjinalizuar me kushtet e vështira të punës në bujqësi apo jo. Nëse përdoruesi i stimujve ndohet në territorin e margjinalizuar, vlera e stimujve është 55% nga vlera pa tatim.

Listen e territoreve të margjinalizuara mund ta gjeni këtu: http://subvencije.rs/zakoni-pravilnici-uredbe/pravilnici/pravilnik-o-odredjivanju-podrucja-sa-otezanim-uslovima-rada-u-poljoprivredi/

Të drejtë për stimuj e kanë: personat fizik – bartësit e amvisërive familjare bujqsore komerciale të regjistruara;sipërmarrës; personat juridik: shoqëritë ekonomike, kooperativat bujqësore, shkollat e mesme dhe organizatat shkencoro-hulumtuese nga fushat e bujqësisë.

Kufiri për stimuj është maksimalisht 50 hektar të lajmëruara nën kulturën bimore për të cilën përdoren pajisjet dhe mekanizmi.

Vlera më e madhe e stimujve në bazë të parashtruesëve të kërkesave është 3,000,000.00 dinarë.

Pajisjet dhe mekanizmi përkatës duhet të blihen në periudhën prej 16 tetorit të vitit të shkuar deri në 15 tetor të vitit aktual.

Vlera e llogarisë individuale si edhe vlera për çdo artikull në llogari duhet të jetë më e madhe prej 50,000.00 dinarë.

Kërkesa për shfrytëzimin e stimujve dorëzohet në Administratën për Pagesa Agrare për secilin vit kalendarik, në periudhën prej 15 prillit deri 15 tetorit të vitit aktual.

Formulari i mbushur dhe i vërtetuar me dokumentacionon përkatës dorëzohet në adresën: Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor – Administrata për Pagesat Agrare, Bulevar Kralja Aleksandra 84, 11050 Beograd, me mbishkrimin: “Zahtev za korišćenje podsticaja za podršku investicijama u primarnu proizvodnju biljnih kultura”.

Informacionet shtesë rreth subvensioneve, si dhe rregullorja, kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm, janë të qasura në adresën http://subvencije.rs/oprema-i-mehanizacija/bespovratna-sredstva-za-plastenike-ministarstva-poljoprivrede-u-2014-oj-godini/

Related Articles

Back to top button