KDNJ me tribunë mbi shëndetësinë dhe çështjet sociale në Luginë të Preshevës
Tribuna e sotme e organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, me temë “Gjendja, sfidat dhe mbrojtja në shëndetësi dhe në çështjet sociale në Luginë të Preshevës” ka tubuar dhjetra mjekë e infermierë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët kanë shfaqur problemet dhe sfidat me të cilët ballafaqohen në punë.
Mungesa e personelit adekuat mjekësorë, mungesa e mjeteve të punës, mosbashkpubnimi i mirëfillt me spitalin e Vranjes, dhe prezenca e politikës ditore nëpër shtëpitë e shëndetit” – janë problemet kyçe me të cilat po ballafaqohet shëndetësia në Luginë të Preshevës.
“Janë inatet politike ditore, ato të cilat nuk kanë lejuar integrimin e mjekëve të ri në Preshevë, edhe përklundër që mjekët e ri nuk i kanë takuar asnjë tabori – u than ë tribunën e sotme të organizuar nga KDNJ.
Si problem tjetër shumë me rëndësi u vlerësua se, nevojitet një vetëdijsim i pacientëve, të cilët shpeshherë nuk dijnë se ku të drejtohen.
Gjithashtu, u bisedua edhe për gjendjen sociale, nga ku u vlerësua se personat me aftësi të kufizuara, janë pa asnjë mbështetje institucionale.
Kjo tribunë, u realizua në kuadër të projektit “Sforcimi i stabilitetit në jug të Serbisë, nëpërmjet integrimit të shqiptarëve”, të mbështetur financiarisht nga Ministria Federative për punë të jashtme të Zvicrrës dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapur.