Reshjet intensive të shiut që kanë rënë në Preshevë, përvec vështirësive të tjera si ndërprerjet e shpeshta të energjisë, apo kalim me vështirësi në disa rrugë, kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, raporton Presheva.AL
Menjëher pas shiut uji në Preshevë ka ardhur i ndotur ku niveli i baltës ka qenë i lartë duke e bërë ujin të papërdorshëm për konsum apo edhe për të larë rrobat.
Presheva.AL ju sjell videon se çfarë uji konsumojnë banorët e Preshevës, ku dhe bëjmë thirrje që të kenë kujdes në përdorimin e ujit deri sa të kthjelltohet, ku dhe ftojmë instuticionet përgjegjëse të marrin masat e duhura për pastrimin e ujit në të ardhmen. /Presheva.AL/