Ushtria serbe niset drejt Preshevës dhe Kumanovës
Qeveria e Serbisë mbrëmë ka sjellë vendim për formimin e ekipeve të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë. Zyrtarisht qëllimi i ekipeve do të jetë pengimi i kalimeve ilegale të emigrantëve në kufirin me Bullgarinë dhe Maqedoninë. Në kufirin me Maqedoninë, ato do të jenë të koncentruara më së tepërmi në pjesën e kufirit Preshevë-Kumanovë, pjesë në të cilën thuhet se kalojnë pjesa më e madhe e emigrantëve,. Ky vendimi i qeverisë serbe për të shtuar prezencën ushtarake në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë vjen në kohën kur nuk ka ndonjë rritje dramatike të numrit të emigrantëve dhe kur vërehet afrim më i madh i qeverisë serbe me Rusinë. Zyrtarisht autoriteteve e Beogradit këtë shtim ët forcave e arsyetojnë me faktin se Bullgaria nuk e kontrollon fare kufirin, e as emigrantët, kanë raportuar mediumet.
“Detyra e forcave policore dhe ushtarake do të jetë të pengojnë hyrjen ilegale të emigrantëve nga Bullgaria dhe Maqedonia. Në të njëjtën kohë ata do të kenë detyrë tua dorëzojnë organeve gjyqësore trafikantët e emigrantëve , që kryejnë këtë aktivitet ilegal në territorin e Serbisë”, thuhet në kumtesën e shkurtë të qeverisë serbe.