Lajme

6-vjeçari nga Norça një model i suksesshëm në Austri (Foto)

Quhet Luan Mustafa është vetëm 6 vjeç dhe që tashmë i ka hyrë rrugës së modës.

Vogëlushi, i cili aktualisht jeton në Austri, është model i regjistruar në kompanin Austriake Visage Models, ku ka realizuar disa foto duke reklamuar për kompanit e njohura në Austri si: OVB Heimatzeitungen, Hofer Österreich, IKEA Österreich, shkruan Presheva.AL

Bukuroshi i vogël, gjithashtu duket se ka filluar të ketë dhe kërkesa edhe në Kosovë, ai së fundmi ka realizuar një set fotografik në qytetin e Prishtinës për kompanin OVS Kosovo, që e ka zgjedhur për imazh për linjën e tij për fëmijë që shumë shpejt do të lançojnë./Presheva.AL/

Për ta ndjekur Luanin në rrugën si model mund të pëlqeni faqen e tij zyrtare në Facebook.

Related Articles

Back to top button