Ambasada gjermane mbështet projektet dhe politikën e pushtetit të ri lokal në Preshevë

Preshevën sot e vizitoi ambasadori gjerman z. Axel Dittman , nga i cili erdhën shumë fjalë inkurajuese dhe mbështetjeje për proceset dhe projketet që Komuna e Preshevës ka inicuar që nga marrja e mandatit të kryetarit të komunës.
Dittman u prit nga Kryetari z.Shqiprim Arifi ku u bisedua rreth shumë projekteve në të cilat ambasada gjermane mund të mbështesë në të ardhmen e afërt.
Gjithashtu, garancë të fort mbështetjeje morëm edhe për politikat që po zhvillon ky pushtet lokal në përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve tanë, ku u mor si shembull i mirë edhe rasti i donacionit nga qyteti i Manheim-it para ca ditëve.
Në fund u konkludua se edhe diaspora shqiptare në perëndim mund të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në Preshevë, të cilës i duhet përkrahja institucionale për ofrimin e kushteve optimale për investime si dhe një politkë lokale zhvillimore.




