Lajme

Arifi: Qeverisja e mëparshme ka lënë borxh komunën me 200.000 euro!

Në një intervistë për JugPress, kryetari i komunës së Preshevës ka folë për prioritet e tij si drejtues komune dhe cila është gjendja momentale në komunën e Preshevës.

Në pyetjen e gazetarës se çfarë buxheti ka gjetur me ardhjen në qeverisjen e re, Arifi ka thënë se gjithmonë me ndërrimin e pushteteve apo qeverive ekziston boshllëku financiar. Borxhi të cilin ka komuna e Preshevës është 200.000 euro. Sipas tij ky është një borxh që shkakton dëm, pasi parandalon energjinë për projekte të reja

Cili është ideja për buxhetin e ardhshëm, çka do të jetë prioritare?

Ne kemi filozofi tjetër për pregaditjen e buxhetit. Nëse bëjmë krahasime – buxheti në vitet e kaluara është krijuar në atë mënyrë që të krijohen projekte infrastrukturore. Gjatë 12 viteve të kaluara, kryetari i komunës së Preshevës dhe qeverisja loakale ka llogaritur që nëpërmjet projekteve të infrastrukturës të marrë votat e qytetarëve. Ne nuk kemi qasje të tillë. Ne do të bëjmë vetëm projekte kualitative, projekte që zgjidhin probleme afat gjate. Ne duam të investojmë në njerëz, ne duam të investojmë në arsim. Në Preshevë ka shkolla që kanë ndërtuar në vitet 60-ta dhe 70-ta, në kohën e Marshall Titos. Për shkak të problemeve të shumta, do të marrim një projekt nga infrastruktura dhe do ta bartim në arsim. Gjkithashtu do të kemi projekte nga lëmia e shëndetësisë, projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në kualitetin e jetës. Edhe ajo që është më e rëndësishmja, buxheti i ri do të drejtohet në zhvillimin ekonomik. Ne duhet të ndërtojmë perspektivë ekonomike. Ne në Preshevë kemi shumë të rinjë, njerëz akademik. Kur kthehen ata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Suedia apo Turqia, ata nuk kanë këtu punë. Ne duhet të investojmë të hollat që ndërtohet një sistem për njerëzit që kthehen në Preshevë. Kjo është ajo që ne do të punojmë në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button