Lajme

Arifi vizitoi fshatin Leran, banorët e informojnë për problemet e pazgjidhura (Foto)

Shqiprim Arifi ka filluar vizitat nëpër bashkësitë lokale të Komunës së Preshevës duke nisur nga fshati Leran, transmeton Presheva.AL

Siç njofton në faqen e ti zyrtare Arifi ka qëndruar në Leran ku për së afërmi ka biseduar me banorët e këtij fshati për problemet e pazgjidhura deri më tani.

“Dje ishim atje që të bisedonim drejtpërdrejtë me banorët e këtij fshati, që të analizonim situatën momentale, të marrim informacion e duhura se për çka konkretisht ka nevojë ky fshat dhe banorët e tij dhe së bashku të dakordohemi mbështetjen e duhur nga pushteti lokal.

Shqiprim Arifi vizita ne fshatin Leran (1)
Arifi ka shkruar se ka marrë edhe sygjerimet dhe komentet nga banorët e fshatit Leran për punën dhe hapat që kanë ndërmarrë si pushtet i ri lokal për arsye që puna të jetë më efikase në të ardhmen.

Vizita të tilla ka premtuar se do të bëj edhe në ditët dhe javët e ardhshme në të gjitha bashkësitë lokale, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të kemi investime konkrete ku të gjithë banorët do të jenë përfitues të këtyre projekteve./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button