Lajme

Arrihet marrëveshja për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës

Me iniciativë të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e cila është pranuar nga ana e kryetarit të KNSH Jonuz Musliu, sot përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore kanë nënshkruar marrëveshje për sigurimin e teksteve mësimore që mungojnë në gjuhën shqipe.

Ministri i arsimit në largim Srgjan Verbiq ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë arritur të kryejnë një punë të madhe, për të siguruar tekstet shkollore në gjuhën e pakicave.

Verbiq ka përkujtuar se para disa muajsh është nënshkruar marrëveshja me 7 pakicat nacionale në Serbi, por pakica shqiptare atherë nuk e kishte nënshkruar këtë marrëveshje.

Iniciativë pozitive nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, siç thotë ai, pas kësaj marrëveshje pason pregaditja e të gjitha teksteve mësimore që mungojnë për nxënënësit shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Jam i kënaqur që këtë etapë e kemi përfunduar deri në fund të mandatit tim” ka thënë Verbiq.

Tani na duhet, thotë ai, aksion i përbashkët që të pregaditen tekstet mësimore, të përkthehen të tanishmet apo të shkruhen të ri.

Kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu ka thënë se Luginës së Preshevës me vite i mungojnë tekstet mësimore në gjuhën shqipe.

“Deri në shtator është afat i shkurtë, por shpresoj që disa tekste mësimore të arrijnë të përkthehen” ka thënë Musliu.

Drejtori i Insitutitit Dragoljub Kojçiq ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme për ministrinë por edhe përfaqësues të Shqiptarëve.

“Ministria në këtë mënyrë ka përfunduar obligimet ndaj pakicave nacionale: ka thënë Kojcic.

Për printm të teksteve mësimore në gjuhën e pakicave, ministria e arsimit ka siguruar 134 milionë dinarë.

Tekstet mësimore do të sigurohen për boshnjakët, bullgarët, hungarezët, rumunët, rusët, sllovakët dhe kroatët.

Related Articles

Back to top button