Lajme

Bujanoc: Më 15 gusht paraqitja e riprovimit, më 24-25 nxënësit i në nshtrohen provimit

Drejtoria e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc me kohë ka paraqitur oraret e fillimit të parapërgaditjeve të vitit shkollorë 2016/2017, ku janë paraqitur edhe oraret e paraqitjeve të riprovimeve të nxënësve të cilët kanë patur nota të dobëta.

– Më 15-16.08.2016 ( e hënë – e martë) bëhet paraqitja e riprovimeve dhe provimeve te klases prej orës 9:00-13:00 (Paraqitja e riprovimeve bëhet te sekretari i shkollës).
– Më 17-23.08.2016 (e merkure – e marte) mbahet mësmi përgatitor për nxënësit që janë përcjellë në riprovime përkatesisht provim klase. (Orarin e mësimit përgatitor e përpilojnë vet mësimdhënësit e lëndëve përkatëse).
– Më 22.08.2016 (e hënë) Mbledhja e kolegjiumit pedagogjik fillon ora 09:00.
– Më 22.08.2016 (e hënë) mbahet mbledhja e këshillit të arsimtarëve duke filluar në orën 10:00. Rendi i ditës: përgatitja për vitin e ri shkollor.
– Më 22-24.08.2016 (e hënë-e merkure) këshillat profesionale (aktivet) janë të obliguar të mbajnë mbledhje sipas nevojës dhe njiherit të propozojnë përdorimin e teksteve mësimore.
– Më 22.08.2016 Paraqitja e provimit të maturës përkatësisht provimit përfundimtar
– Më 23.08.2016 Provimi me shkrim nga gjuha shqipe fillon ora 10:00 – 12:00
– Më 24-26.08.2016 nxënësit i nënshtrohen provimit të klasës nën udhëheqjen e kujdestarit të klasës.
– Më 24.08.2016 (e merkure) mbahen riprovimet me shkrim prej orës 10:00 – 12:00.
– Më 25.08.2016 (e enjte) mbahen riprovimet me gojë prej orës 10:00-12:00.
– Më 25-31.08.2016 (e enjte- e merkure) bëhet përpilimi dhe dorëzimi i planeve dhe programeve. Formularët e pl.dhe programeve merren dhe dorëzohen te pedagogu i shkollës.
– Më 25.08.2016 Provimi nga lënda zgjedhore fillon ora 09:00
– Më 26.08.2016 mbrojta ne temës së maturës përkatësisht provimit përfundimtar fillon ora 09:00
– Më 26-29.08.2016 (e premte – e hene) bëhet dorëzimi i ditarëve dhe librave amë te sekretari i shkollës prej orës 9:00-13:00
– Më 29.08.2016 Mbledhja e tretë e këshillit provues fillon ora 09:00.
– Më 29.08.2016 (e hënë) Mbledhja e kolegjiumit pedagogjik fillon ora 10:00.
– Më 30.08.2016 (e marte) mbahet mbledhja e këshillit të arsimtarëve duke filluar në orën 10:00. Rendi i ditës: aprovimi i raportit të punës së shkollës për vitin shkollor 2015-16 dhe përgatitja për vitin e ri shkollor.
Më 01.09.2016 (e enjte) fillon viti i i ri shkollor 2016/17.

V ë r e j t j e: Ky orar të respektohet në tërësi.

Bujanoc 08.08.2016. D r e j t o r i,

Related Articles

Back to top button