Lajme

Dështon seanca e kuvendit komunal të Preshevës (Video)

E paraparë që të mbahet sot 2 gusht 2016 seanca e V-të e kuvendit komunal ka dështuar.
Në rend të ditës ishin paraparë të diskutohen e të miratohen 17 pika të rendit të ditës shkarkime-emrime të drejtorëve të instucioneve ku është themelues kuvendi komunal i Preshevës.

Seanca e kuvendit e cila ishte e paraparë të fillojë nga ora 10:00 nuk u mbajt fare kështu duke u shtyer për të mbajtur nga ora 13:00 me arsyetimin përshkak që janë duke mbajtur mbledhje këshilli drejtues i shtëpisë së shëndetit për emrimin e antarëve të rinj të këtij organi pastaj raporti të sillet në kuvend.

Mirëpo nuk doli se ishte kështu, arsyetimi i dytë i kryetares së kuvendit ishte ndryshe seanca prap nuk u mbajt as në orën 13:00 dhe u shtye sërish pa afat të caktuar.
Sipas kryetares së kuvendit komunal zonjës Ardita Sinani seanca nuk u mbajtë përshkak mungesës së kourumit

Shtyerja e kësaj seance ka shtyr opozitën që të reagojë menjëher, ku këshilltari i që vjen nga rradhët e PDSH-së Merxhan Memishi ka dalur në foltore duke reaguar për mos mbajtjen e kësaj seance.

Krejt në fund doli e vërteta seanca e kuvendit komunal është shtyer përshkak mungesës së dy këshilltarëve komunal që vin nga pozita njëri i PVD-së dhe tjetri i APN-së./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button