Lajme
E dhimbshme në Shkup: Mbytet gjyshja dhe vogëlushi 6 vjeçar, gjyshja mbante në krah vogëlushin
Po kërkohet për trupin e gjashtë e 6 vjeçarit në Singjeliç, të cilin përmbytjet e kanë larguar prej gjyshes së tij.
“Janë mbytur të dy,gjyshen e kemi gjetur në kanal të mbytur.Djaloshin kemi kërkuar gjithë natën dhe poashtu edhe sot”, tha Avdiu, një burrë 60-vjeçar nga Singeliçi, i cili tha se mezi ka arritur të shpëtojë, njofton TetovaSot.
Banorët dyshojnë se ka të paktën 30 të vdekur, kryesisht persona të moshuar dhe fëmijë.
Deri më tani, Ministria e Brendshme ka konfirmuar për vdekjen e 20 personave.