Skandali rreth nënshkrimit të marrëveshjes për përkthimin e teksteve
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi e kishte inicuar procedurën e përkthimit vetëm të librave nga shkencat ekzakte si matematikë, informatikë, fizikë, biologji dhe të tjera por jo edhe tekstet të cilat prekin në ndjenjat kombëtare si histori, gjeografi, gjuhë dhe letërsi !
Në aktin final të nënshkrimit të marëveshjes nga ana e Ministrisë së Arsimit të Serbisë dhe Këshillit Kombëtar Shqipëtar kishte dalun dokumenti me specifikacionin e librave në tërësi.
Jonuz Musliu nga emocionet e dëshirës së madhe për zgjidhjen e kësaj problematike e kishte nënshkruar marëveshjen pa e analizuar dhe pa i llogaritur pasojat!
Një ditë pas nënshkrimit të kësaj marëveshje, Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së dhe Jonuz Musliu kryetar i KKSH-së kishin pasur një takim të nxeht në selinë e KKSH.s me duel të ashpër verbal me sharje e fyerje i cili për pak sa nuk kishte kaluar në konflikt fizik falë personelit administrativ të KKSH-së.
Kryetari i PD-së Nagip Arifi si çdo here në këso situata të problematikave madhore qëndron anash dhe aktron “si i pa informuar”.
Kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu me urgjencë ka thirrur seancën e kuvendit të KKSH-së për ditën e nesërme, e hënë 15 gusht nga ora 11.00.
Pika e vetme e rendit të ditës paralajmëron tendencën e daljes nga kjo situatë e krijuar duke tentuar që “kompiri i nxeht” ti bartet Ministrive të Arsimit Kosovë dhe Shqipëri !
Dita e nesërme paralajmëron turbulenca në KKSH-së nëse eventualisht do të arrihet të mbahet kjo seancë sepse kan rrjedhur informacione se nuk do të ketë kuorum për zhvillimin e seancës…
Njohësit e rrethanave mbrenda KKSH-së parashohin fillimin e shpartallimit të kësaj përbërje të Institucionit më të lartë të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës!