Lajme

Eskavatori këput telat e rrymës në rrugë e Vranjës në Preshevë (Foto)

Rruga e Vranjës në qytetin e Preshevës për disa orë ka mbetur pa rrymë elektrike. Fajtor për këtë po del të jetë një eskavator që ka këputur telat e rrymës, raporton Presheva.AL

Eskavatori i një kompanie private deri sa po kalonte në këtë rrugë ka këputur telat e rrymës.
Banorët e lagjes kanë njoftuar elektrodistribucionin por përgjigja që morrën ishte e pa pranueshme për ta, sepse elektrodistribucini në Preshevë i ka orientuar në filialën e tyre në Vranjë, kështu duke lënë telat në tokë dhe pa zgjidhje punëtorët e elektrodistribucionit nuk intervenuan në këtë rrezik për qytetarët.

Falë një banori të kësaj lagjeje gjithçka u rregullua dhe u kthye normaliteti, por banorët ankohen se përderisa ne jemi taksapagues të elektrodistribucionit edhe ata e kanë për detyrë të dalin në teren menjehër kur i raportojmë për ndonjë problem si ky i sodit, por ja që askush nuk u interesua dhe u desht privatisht që edhe këtë punë ta kryejmë, tha një banorë për Presheva.AL

Presheva.AL sjell disa foto ku tregojnë gjendjen në këtë vend.

Related Articles

Back to top button